Ekonomia ruse parashikohet të rritet në vitin 2017

2017-01-09 15:22:10 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia parashikon një rritje ekonomike prej dy për qind deri në fundin e vitit 2017. Ministri i Ekonomisë dhe i Zhvillimit, Maksim Oreshki, tha të dielën se këtë vit do të ketë një rezultat të mirë, ndërsa shtoi se ekonomia ndodhet në rritje dhe kjo është dukur edhe në zgjerimin e GDP-së në tremujorin e katërt e vitit 2016.

Gjatë intervistës dhënë gazetës "Kommersant", Oreshki u shpreh buxheti i Rusisë do të stabilizohet dhe nuk ka nevojë të shtohen taksa pasi tani çmimi i naftës ka arritur në 54 dollarë për fuçi dhe buxheti federal i Rusisë i vitit 2017 dhe i vitit 2018-2019 është planifikuar me 40 dollarë fuçia.

Buxheti federal i vitit 2017 dhe i vitit 2018-2019 i Rusisë, përmban masat më të ashpra të shkurtimeve në 14 vjet. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore