Austri, Van der Bellen fiton zgjedhje presidenciale

2016-12-05 10:26:33 CRI Komenti juaj Printoni

Ekologjisti liberal, Alexander Van der Bellen ka fituar dukshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Austri, duke mundur kandidatin e të djathtës ekstreme, Nobert Hofer, njoftohet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme austriake. "Van der Bellen, 72 vjeç, ka marrë 53,5 për qind të votave dhe Hofer, 45 vjeç, 46,7 për qind", thuhet në njoftim.

Van der Bellen pritet të marrë zyrtarisht postin më 26 janar të vitit të ardhshëm. Sipas analistëve fitorja e Van der Bellen-it do të jetë një vazhdim i politikës së ish presidentit Fischer dhe do të orientojë vendin drejt integrimit me BE-në.

Mrekulli
Lajmet Kryesore