Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të hënën me homologun rus Dmitry Medvedev në Shën Petërburg me rastin e takimit të 21-të në nivel kryeministrash të Kinës dhe Rusisë. Në Pallatin Konstandin të dy kryeministrat ishin të pranishëm në nënshkrimin e disa marrëveshjeve dhe më pas dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Takimi zgjati nga ora 13.00 deri në 19.00 sipas orës lokale, ndërsa jashtë moti ishte me erë dhe reshje bore. Të dy kryeministrat u përshëndetën dhe premtuan se vitin e ardhshëm do të takohen në Pekin.