Forumi shkencor për nismën "Brezi dhe Rruga" u hap në Pekin

2016-11-07 19:56:23 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi ndërkombëtar shkencor mbi nismën e Kinës "Brezi dhe Rruga" filloi të hënën punimet në Pekin.

Takimi dyditor do të fokusohet tek zhvillimi i përbashkët i Eurazisë nëpërmjet bashkëpunimit dhe risive në frontin shkencor.

Në këtë veprimtari marrin pjesë mbi 350 shkencëtarë nga afro 40 vende.

Cao Jinghua, është kreu i departamentit të bashkëpunimit ndërkombëtar i Akademisë së Shkencave Shoqërore.

"Vendet përgjatë (nismës ) Brezi dhe Rruga përballen me sfida të ndryshme, në lidhje me burimet natyrore, mjedisin ekologjik, burimet njerëzore e kështu me radhë. Shkenca dhe teknologjia mund të luajnë rol për adresimin e këtyre sfidave. "

Forumi mbështetet bashkërisht nga akademitë e shkencave të Kinës, Rusisë, Pakistanit dhe Polonisë dhe nga një universitet i Nepalit.

Nisma Brezi dhe Rruga shërben për të forcuar lidhjen ekonomike të vendeve të Eurazisë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli