2016-11-05 10:21:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri i Kinës Li Keqiang u takua të premten pasdite në kryeqytetin e Letonisë Rigë me homologun e vet shqiptar Edi Rama.
Li Keqiang u shpreh në këtë takim se Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi të thellë, baza politike e marrëdhënieve dypalëshe është e qëndrueshme dhe projektet madhore të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve kanë pasur përparim. Pala kineze i nxit kompanitë kineze të investojnë në Shqipëri mbështetur mbi parimet e tregut dhe të zhvillojnë bashkëpunimin në sektorin hidrik, të energjisë, të ndërtimit infrastrukturor etj. Numri një i qeverisë kineze shprehu besimin se bashkëpunimi dypalësh do të ketë përparim të mëtejshëm, si edhe shpresën se të dyja vendet do të forcojnë bashkëpunimin në kuadër të mekanizmit "16+1", për të arritur përfitime të përbashkëta.
Kryeministri Edi Rama nga ana e tij u shpreh se kohët e fundit Shqipëria dhe Kina kanë pasur bashkëpunim të suksesshëm në fushën infrastrukturore, të naftës e gazit, të burimeve ujore etj., duke krijuar hapësira të reja për bashkëpunimin e ardhshëm. Rama shprehu kënaqësinë për arritjet e mekanizmit të "Bashkëpunimit 16+1", duke thënë se Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë përpjekje aktive në këtë drejtim. (Fang Xiaoyu)