Li Keqiang takohet me homologun taxhik Kokhir Rasulzoda

2016-11-04 08:38:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të enjten pasdite me homologun e Taxhikistanit Kokhir Rasulzoda.

Li vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve në projektet e mëdha në fushën e energjisë elektrike, të industrisë së lehtë, të makinerive të ndërtimit dhe theksoi se Kina dëshiron që të zgjerojë më tej përmasat dhe fushat e bashkëpunimit.

Ndërsa kryeministri taxhik Rasulzoda u shpreh se marrëdhëniet e Taxhikistanit me Kinën po shënojnë përparime të vazhdueshme, duke nxitur zhvillimin e vendit të tij në fusha si transporti, energjia, industria e lehtë etj.

Qeveria taxhike, tha ai, dëshiron ngritjen e vazhdueshme të nivelit të këtyre marrëdhënieve. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore