Kryeministri kinez pritet nga presidenti i Kazakistanit

2016-11-04 08:37:01 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u prit të enjten në mbrëmje sipas orës lokale, nga presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev në rezidencën presidenciale në Astana. Pasi i përcolli përshëndetjen e homologut kinez Xi Jinping, kryeministri Li tha se Kina dhe Kazakistani janë vende fqinje dhe partnerë strategjikë. Ai theksoi se gjatë Samitit të G20-s në Hangzhou të Kinës, këtë shtator të dy presidentën shkëmbyen mendime lidhur me nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe. "Të dyja vendet duhet të zbatojnë konsensusin e arritur mes presidentëve, për të shkruar një faqe të re bashkëpunimi mes tyre", tha kreu i qeverisë kineze, Li.

Nga ana e tij presidenti Nazarbayev tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë një shembull i bashkëpunimit miqësor. Ai nënvizoi se gjatë vizitës para dy vjetësh në Kazakistan, kryeministri Li Keqiang propozoi bashkëpunimin energjetik, i cili tani ka shënuar një përparim të dukshëm.

"Pala kazake dëshiron të thellojë bashkëpunimin energjetik me Kinën, me synim shtimin e objekteve energjetike", tha kreu i shtetit kazak. Ai propozoi zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë minerare, bujsëqi, kërkimet tekniko-shkencore dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare dypalëshe.(Du/Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore