2016-11-04 08:34:14 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologun e tij kazak Bakytzhan Sagintayev ishin të pranishëm të enjten në ceremoninë e përurimit të automjeteve Jianghuai në qytetin Kostanay, një projekt i përbashkët i Kinës dhe Kazakistanit mbi kapacitetin e prodhimit.
Para ceremonisë, Li dhe Sagintayev zhvilluan takimin e tretë të rregullt midis kryeministrave të të dy vendeve në Astana.
Li tha se Kina dhe Kazakistani janë fqinj dhe partnerë strategjike. "Kina është e gatshme të lidhë nisën "Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit" me politikën e re ekonomike "Rruga e Dritës" të Kazakistanit, duke hapur një faqe të re të bashkëpunimit dypalësh," tha Li.
Kryeministri kazak Sagintayevi tha se Kazakistani dhe Kina kanë ruajtur besimin politik dhe kanë forcuar vazhdimisht bashkëpunimin konstruktiv. "Që nga nisja e bashkëpunimit mbi kapacitetin prodhues në vitin 2014 kur kryeministri Li Keqiang vizitoi Kazakistanin, të dyja palët kanë arritur rezultatet e para në këtë drejtim. (Wang Lei)