Kazakistani mirëpret vizitën e kryeministrit Li Keqiang

2016-11-04 08:34:06 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të vizitës në Kazakistan, kryeministri kinez Li Keqiang botoi një artikull në gazetën më të madhe të vendit "Kazpravda".

Li thotë se fusha e kapacitetit të prodhimit është një pikë të rëndësishme dhe epiqendra e bashkëpunimit midis Kinës dhe Kazakistanit.

Ai zotohet që të punojë me autoritetet e Kazakistanit për të arritur rezultate reale për të dy popujt dhe të ngrenë së bashku bashkëpunim miqësor midis Kinës dhe Kazakistanit në një shkallë të re.

Agjencia e Lajmeve e Kazakistanit, gazeta "Kazanistan Pravda" dhe gazeta "Kazakistan Industrial" etj, mediet kryesore lokale të Kazakistanit botuan gjerësisht lajmet mbi vizitën e udhëheqësit kinez.

Profesori i Universitetit Kombëtar të Kazakistanit, Ali Farabi, u shpreh se vizita e kryeministrit Li do të nxitë thellimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik.

Kryeministri i Kinës Li Keqiang përfundoi të enjten vizitën në Bishket të Kirgistanit dhe u nis për në Kazakistan.

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore