2016-11-03 09:10:24 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri i Kinës Li Keqiang zhvilloi bisedime me homologun e tij kirgiz Sooronbay Zheenbekov të mërkurën në Bishkek.
Li Keqiang tha se Kina dhe Kirgistani janë fqinjë të mirë dhe partnerë strategjikë. Të dyja vendet kanë besim reciprok politik dhe kanë zhvilluar shkëmbime të shpeshta të nivelit të lartë, duke hyrë në bashkëpunimin pragmatik dhe të shpejtë, si dhe kanë shtuar shkëmbimet njerëzore.
"Pala kineze përkrah Kirgistanin në rrugën e zhvillimit të vendit dhe përpjekjet e tij në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale. Kina është e gatshme ta shndërrojë besimin politik të ndërsjellë kino-kirgiz në sa më shumë rezultate të bashkëpunimit, që të nxitë më tej zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes një bashkëpunimi të vazhdueshëm, të shëndetshëm dhe të gjithanshëm" tha kreu i qeverisë kineze.
Ndërsa Zheenbekov tha se Kirgistani dhe Kina kanë shënuar përparim në bashkëpunimin ekonomik e tekniko-shkencor, me konkretizimin e konsensusit të arritur midis liderëve të të dy vendeve dhe në kornizën e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, duke çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të lartë.
"Ne dëshirojmë të forcojmë dialogun politik me palën kineze dhe bashkëpunimin në kuadër të nismës "Një Brez Një Rrugë" në kapacitetet prodhuese, investime, industrinë tekstile, telekomunikacion, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, bujqësi, transport ajror dhe emergjencat civile" u shpreh kryeministri kirgiz.
Pas bisedimeve, të dy kryeministrat nënshkruan një deklaratë të përbashkët midis dy qeverive dhe ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushat e tekniko-teknologjisë, të kapacitetit prodhues, të komunikacionit, të bujqësisë, të pronësisë intelektuale etj. (Wang Lei/ Eda Merepeza)