2016-11-03 08:58:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Vizitën e tij zyrtare në kryeqytetin kirgiz Bishkek, kryeministri kinez Li Keqiang e filloi duke vizituar Ambasadën e Kinës në këtë vend. Ai u shprehu ngushëllime punonjësve që u prekën nga sulmi terrorist si dhe urdhëroi rindërtimin sa më të shpejtë.
Li bëri thirrje për forcimin e masave të sigurisë dhe mbrojtjen e jetës së punonjësve të ambasadës, të afërmve të tyre si dhe të shtetasve kinezë që punojnë jashtë vendit.
Ambasada e Kinës në Bishkek u sulmua në fund të gushtit me një makinë bombë. Nga sulmi mbeti i vrarë drejtuesi i mjetit si dhe u plagosën punonjës të sigurisë të ambasadës. (Du/Leftion Peristeri)