Li Keqiang fillon vizitën zyrtare në Bishkek

2016-11-03 08:34:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang mbërriti të mërkurën në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit të Kirgistanit Bishkek duke filluar vizitën e tij zyrtare.

Gjatë qëndrimit në Kirgistan Li do të marrë pjesë në samitin e kryeministrave të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Kryeministri i Kirgistanit Sooronbay Zheenbekov shkoi në aeroport për ta pritur kryeministrin kinez Li Keqiang ndërsa më pas të dy kaluan në revistë rojën e nderit.

Udhëheqësit kinez iu dhuruan lule të freskëta dhe e ftuan për të provuar ëmbëlsirat tradicionale. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore