Li Keqiang takohet me presidentin e Kirgistanit

2016-11-03 09:50:16 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kryeministri kinez Li Keqiang gjatë vizitës zyrtare në Bishkek u takua të mërkurën me presidentin e Kirgistanit, Alamazbek Atambajev.

Li u shpreh se Kina dhe Kirgistani janë vende fqinje miq dhe pala kineze dëshiron, që duke respektuar parimin e respektit, barazisë me leverdi të ndërsjellë të thellojë besimin politik, të forcojë shkëmbimet kulturore-njerëzore dhe bashkëpunimin për çështje rajonale, në interesin e të dy popujve.

Ndërsa, kreu i shtetit i Kirgistanit tha se Kina është një vend mik dhe i sinqertë. "Ndihmat e Kinës synojnë zhvillimin e qendrueshëm të Kirgistanit, pa kushte politike. Për këtë, vendi im ju falenderon dhe do të bëjmë përpjekje që me unanimitet të shtojmë bashkëpunimin në financë, transport, telekomunikacion, me synim thellimin e marrëdhënieve tona" tha presidenti i Kirgistanit. (Zhang Yan/ Eda Merepeza)

 

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore