Nëntë emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Mesdhe, mbi 1000 të shpëtuar

2016-10-23 10:10:57 CRI Komenti juaj Printoni

Më shumë se 1 000 emigrantë që po përpiqeshin të kalonin detin Mesdhe për të shkuar në Europë u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit të Bashkimit Evropian dhe të Kryqit të Kuq Italian në një operacion 24-orësh.

Megjithatë, trupat e nëntë vetave janë gjetur në det dhe dhjetë të tjerë janë ende të zhdukur, njofton media italiane.

Emigrantët janë nga Siria, Libia dhe vende të tjera afrikane, si Nigeria e Gana.

Të premten, rreth 800 emigrantë u shpëtuan gjatë kalimit të Mesdheut, ndërsa anija irlandeze "LE Samuel Beckett" shpëtoi më shumë se 700 të tjerë gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi në brigjet e Tripolit të Libisë.

Ministria e Brendshme italiane tha të premten se mbi 146 500 emigrantë kanë zbarkuar në Itali sivjet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore