Meta u takua me homologun kinez Zhang Dejiang

2016-10-21 08:31:09 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u takua të enjten në Pekin me homologun e tij kinez Zhang Dejiang, kryetar i  Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Gjatë takimit, Zhang Dejiang tha se Shqipëria është mik dhe partner i besueshëm i Kinës në Evropën Qendrore e Lindore dhe pala kineze çmon miqësinë tradicionale kino-shqiptare. Tani marrëdhëniet midis dy vendeve kanë hyrë në linjën e shpejtë të zhvillimit dhe nisma "Brez dhe Rrugë" e paraqitur nga kryetari Xi Jinping si dhe mekanizmi i bashkëpunimit Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore i kanë krijuar shanse të reja bashkëpunimit kino-shqiptar. Zhang shprehu dëshirën që pala shqiptare  të shfrytëzojë rastin dhe të marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin ekonomik rajonal, që t'i shndërrojë marrëdhëniet e mira politike kino-shqiptare në rezultate konkrete, në dobi të të dy popujve. Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës është e gatshme të thellojë marrëdhëniet miqësore me parlamentin shqiptar, të shtojë shkëmbimet e përvojës së qeverisjes, të trashëgojë miqësinë tradicionale dhe të nxitë më tej zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Meta tha se miqësia me Kinën është konsensusi i përgjithshëm i shoqërisë shqiptare dhe kjo miqësi tradicionale ka hedhur bazë të fortë për bashkëpunimin dy palësh me leverdi reciproke. Parlamenti i Shqipërisë shpreson të thellojë shkëmbimet e bashkëpunimin me Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës, tha kryeparlamentari Meta. (Wang Lei/Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore