Alibaba njofton se Festa e Blerjeve "11.11" do të zgjasë 24 ditë

2016-10-21 20:29:21 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti kinez i tregtisë online "Alibaba Group" njoftoi se këtë vit kryefesta e blerjeve online "11.11" do të zgjasë për 24 ditë, dhe jo vetëm 24 orë si në vitet e kaluara. Kjo festë nis nga 21 tetori dhe do të përfundojë më 13 nëntor.

Qysh nga viti 2009, kur lindi Festa e "11 Nëntorit" për Blerjen Online, gradualisht ajo është shndërruar në një pjesë të rëndësishme të jetës së konsumatorëve kinezë, por dhe një kryefestë e blerjeve online në mbarë botën.

Në vitin 2015, xhiroja ditore ishte 91.2 miliardë juanë më 11 nëntor e "Tmall"-it, plaza online pranë Alibaba-s.

Për të lehtësuar shitjen e produkteve nëpër botë, Alibaba ka përditësuar sistemin e saj të pagesave "Alipay" për "Pagesat Globale", duke u mundësuar klientëve pagesa në 18 monedha të ndryshme, përfshi dollar, pound, euro dhe yen. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore