Havanë, kryeministri Li Keqiang takon ish-udhëheqësin kuban Fidel Castro

2016-09-27 09:51:59 xinhua Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua me ish-udhëheqësin kuban Fidel Castro në Havanë.

Takimi me Castro-n 90-vjeçar u zhvillua në fund të vizitës së kryeministrit Li në ishull.

Para takimit me Fidel Castro-n, kryeministri Li Keqiang zhvilloi gjithashtu bisedime me presidentin kuban Raul Castro.

Të dy udhëheqësit ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të mbi 20 marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha që përfshijnë teknologjinë ekonomike, financat, kapacitetin e prodhimit, të telekomunikacionit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Li Keqiang mbërriti në Havanë të shtunën për një vizitë zyrtare treditore në Kubë, vizita e parë zyrtare në një vend të Amerikës Latine nga një kryeministër kinez që kur të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 1960. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore