Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike

2016-08-25 09:51:02 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia e Lajmeve e Koresë së Veriut njofton se të mërkurën lideri suprem Kim Jong-un dha urdhërin për lëshimin e një rakete balistike nga një nëndetëse përballë bregut lindor. Sipas agjencisë, prova u krye me sukses dhe Kim Jong-un tha se kërcënimi bërthamor i SHBA-së ndaj Koresë së Veriut do të forcojë më tej aftësinë sulmuese bërthamore të këtij vendi. Ai paralajmëroi SHBA-në dhe forcat aleate të mos cënojnë sovranitetin e Koresë së Veriut dhe të vetëpërmbahen.

Më 24 gusht, Komanda e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut konfirmoi lëshimin e raketës balistike nga pala koreanoveriore, në lindje të Gadishullit Korean. (Du/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore