Mbahet në Pekin takimi i arritjeve të Samitit të Johannesburg-ut

2016-07-29 20:09:38 CRI Komenti juaj Printoni

Një takim mbi rezultatet e Samitit të Johannesburg-ut për Forumin mbi Bashkëpunimin Kinë-Afrikë u mbajt në Pekin.

Kina dhe Afrika shpallën planet për 10 bashkëpunime madhore në 3 vitet e ardhshme në Samitin e Johannesburg-ut dhjetorin e kaluar, mbështetur nga një fond 60 miliardë dollarë amerikanë.

Këshilltari i Shtetit Yang Jiechi tha se bashkëpunimi Kinë-Afrikë është forcuar pas Samitit.

"Sipas statistikave, Kina dhe Afrika kanë nënshkruar 243 marrëveshje me vlerë mbi 50 miliardë dollarë amerikanë. Kompanitë kineze kanë ofruar mbi 46 miliardë dollarë në formë investimesh dhe huash në Afrikë. Perspektiva e marrëdhënieve Kinë-Afrikë është e mirë dhe ka potencial të madh në zhvillimin e ardhshëm."

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi shtoi se Kina ka qenë aktivisht e angazhuar në zhvillimin e bujqësisë në Afrikë.

"Fondi 10 miliardë dollarë i bashkëpunimit Kinë-Afrikë dhe 5 miliardë dollarë në formë huash për kompanitë e vogla dhe të mesme në Afrikë janë gati. Rreth 10 institucione financiare kineze kanë ofruar ndihmë financiare për vendet afrikane."

Ministri i Jashtëm i Chad-it, Moussa Faki Mahamat, përshëndeti parteritetin me Kinën, duke u shprehur se zhvillimi Kinë-Afrikë është drejt rritjes.

"Kina ka teknologjinë dhe gatishmërinë për të na ndihmuar të arrijmë qëllimet tona strategjike. Duhet të t'u përmbahemi vendimeve tona dhe planeve të zhvillimit."

Që prej 2012-s, Kina u ka ofruar vendeve afrikane mbi 20 miliardë dollarë në formë huash për të mbështetur projektet në infrastrukturë, investimet, NPV-të, bujqësinë dhe prodhimin. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore