Kina dërgon ekipin më të madh jashtë vendit për Lojërat Olimpike të Rios

2016-07-29 19:41:57 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 400 atletë kinezë do të konkurrojnë në 210 eventet e Lojërave Olimpike të Rios.

Ky është delegacioni më i madh olimpik që Kina dërgon jashtë vendit.

Ndër sportistët kinezë bëjnë pjesë 35 ish-kampionët olimpikë si ylli i badmintonit Lin Dan, kampioni i stilit të lirë 400 m dhe 1500 m Sun Yang që mori këtë titull në Lojërat Olimpike të Londrës para 4 vitesh.

Sportistë të tjerë si Yi Jianlian, Wu Minxia dhe Chen Ying do të marrin pjesë për herë të 4-t në Lojërat Olimpike.

Kina zuri vendin e dytë në Lojërat Olimpike të Londrës me 38 medalje të arta.

Me një moshë mesatare 24-vjeçare, ekipi kinez shpreson se do të arrijë sukses më të madh në Rio, veçanërisht në sportet ku ka dhe epërsi ping-pong, badminton, peshëngritje, qitje dhe zhytje. (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore