Merkel: Gjermania mund të përballojë problemet e refugjatëve e të terrorizmit

2016-07-29 09:52:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur politikat e saj për migracionin, teksa Gjermania u kthye në shënjestër të terrorizmit ditët e fundit.

"Sot unë jam po aq e bindur sa edhe vitin e kaluar se ne mund ta përballojmë këtë provë historike globalizimi. Ne mund ta menaxhojmë atë, dhe ne kemi bërë shumë në 11 muajt e fundit, prandaj ne do të kapërcejmë sfidat e reja të terrorizmit islamik, do të marrim masat e nevojshme dhe do ta bëjmë të qartë se ne duam t'u japim siguri qytetarëve tanë dhe të përballojmë detyrën e integrimit," ka deklaruar shefja e qeverisë gjermane.

Sulmet kanë ngritur shqetësime në lidhje me fluksin e emigrantëve në Gjermani dhe kanë hedhur dyshime mbi aftësinë e Merkelit për të administruar siç duhet çështjet e sigurisë kombëtare.

Gjermania ka pritur mbi 1 milion refugjatë vitin e kaluar, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku.(Raela)

Mrekulli
Lajmet Kryesore