Franca do të krijojë Gardë Kombëtare për shtimin e sigurisë

2016-07-29 09:40:16 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Francois Hollande ka thënë se do të formohet një Gardë Kombëtare me rezervistë për të forcuar sigurinë në vend.

Ai bëri të ditur se konsultimet parlamentare për krijimin e kësaj Garde do të zhvillohen në shtator.

Hollande u bëri thirrje të gjithë "qytetarëve patriotë" të bëhen rezervistë dhe të ndihmojnë forcat e sigurisë, pas sulmit të Nicës që shkaktoi 84 të vdekur.

Rreth 2500 francezë janë regjistruar tashmë në forcat operative rezerviste.(Raela)

Mrekulli
Lajmet Kryesore