Kryeministri Li Keqiang viziton Mongolinë

2016-07-13 18:52:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang mbërriti në Ulan Bator, duke nisur vizitën zyrtare në Mongoli, e para e një kreu të qeverisë kinezenë këtë vend, pas 6 vjetësh. Pritet që gjatë kësaj vizite të krijohet një bashkëpunim më i ngushtë dypalësh në kuadër të nismës kineze "Një brez, një rrugë" dhe programit mongol të "Rrugës së Stepës". 
Gjatë qëndrimit në Ulan Bator, Li  do të marrë pjesë dhe në Mbledhjen e 11-të Azi Europë, që do të zhvillohet në kryeqytetin mongol të premten dhe të shtunën. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore