Kina i kërkon Japonisë të mos ndërhyjë në problemin e Detit të Kinës Jugore

2016-07-13 10:34:25 CRI Komenti juaj Printoni

Kina shpreson se Japonia do t'i rishqyrtojë veprimet e veta që përkeqësojnë situatën në Detin e Kinës Jugore dhe do të ndalojë ndërhyrjen në këtë problem, në të mirë të zhvillimit të marrëdhënieve kino-japoneze dhe të paqes e të stabilitetit në rajon. Kështu u shpreh të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang duke komentuar lidhur me qëndrimin e ministrit të Jashtëm të Japonisë Shunji Yanai mbi vendimin e arbitrazhit për Detin e Kinës Jugore.

Lu Kang tha se, që nga krijimi, gjykata e arbitrazhit për Detin e Kinës Jugore ishte e politizuar. Krijimi i gjykatës është i paligjshëm, gjykata e kaloi juridiksionin e vet dhe vendimi i saj është i paligjshëm dhe i pavlefshëm. Pala kineze është shprehur shumë herë se nuk do ta pranonte dhe nuk do të merrte pjesë në arbitrazh dhe nuk e njeh vendimin e arbitrazhit.

Lu Kang shtoi se Japonia e njeh historinë e problemit të Detit të Kinës Jugore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Japonia pushtoi ishujt e Detit të Kinës Jugore. Pas humbjes së Japonisë në luftë, Kina i mori përsëri këta ishuj. Japonia ka premtuar shpeshherë se do ta zbatojë Proklamatën e Potsdamit dhe ajo duhet të respektojë edhe rendin ndërkombëtare të pasluftës, vuri në dukje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore