Ambasadori: Vendimi i arbitrazhit, turp për ligjin ndërkombëtar

2016-07-13 09:19:58 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori kinez në Holandë Wu Ken ka deklaruar se vendimi për arbitrazhin e Detit të Kinës Jugore i një gjykate në Hagë është një turp për ligjin ndërkombëtar.

Ai tha se ndërhyrja e jashtme nuk mund ta zgjidhë problemin dhe se Kina e Filipinet duhet të kthehen në rrugën e konsensusit dypalësh e rajonal për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet negociatave.

"Negociatat dhe konsultimet janë mjetet kryesore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Konventës së OKB-së për Ligjin Detar, dhe mbeten mënyra më efektive sipas ligjit ndërkombëtar. Kjo është edhe mënyra më efikase për të zgjidhur çështjen e Detit të Kinës Jugore. Kina ka qenë gjithmonë e vendosur në mbrojtjen e interesave të saj kombëtare, ka qenë gjithashtu gjithmonë e durueshme dhe e sinqertë në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta, dhe ka ndjekur gjithmonë një politikë të jashtme të fqinjësisë së mirë. Këto nuk do të ndryshojnë për shkak të kësaj farse politike, arbitrazhit të paligjshëm," u shpreh ambasadori i Kinës në Holandë Wu Ken.

Mrekulli
Lajmet Kryesore