Udhëheqës të ndryshëm përkrahin qëndrimin e Kinës për çështjen e Detit të Kinës Jugore

2016-07-12 19:07:32 CRI Komenti juaj Printoni
Gjykata e Arbitrazhit mbi Çështjen e Arbitrazhit mbi Detin e Kinës Jugore, të ngritur me kërkesën e njëanshme të Filipineve dha sot "të ashtuquajturin vendim" për mosmarrëveshjen midis Kinës dhe Filipineve për Detin e Kinës Jugore.

Menjëherë pala kineze tha se arbitrazhi i njëanshëm i paraqitur nga qeveria e Benigno Aquino-s III shkel ligjin ndërkombëtar. Gjykata e Arbitrazhit nuk ka juridiksion dhe Kina nuk do të pranojë dhe nuk do ta njohë rezultatin e arbitrazhit. Për ditë me radhë, udhëheqës të shumë vendeve kanë shprehur përkrahjen e tyre ndaj qëndrimit të Kinës në çështjen e Detit të Kinës Jugore duke bërë thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut e bisedimeve paqësore.

Kryeministri i Kamboxhias Hun Sen u shpreh se rezultati i arbitrazhit të Detit të Kinës Jugore ka qëllime politike, Kamboxhia nuk e përkrah këtë rezultat.

Presidenti i Malauit Peter Mutharika tha se vendi i tij mirëkupton dhe përkrah qëndrimin e Kinës për këtë çështje.

Presidenti i Zimbabues, Robert Mugabe tha se vendi i tij mbështet në mënyrë të vendosur qëndrimin e Kinës mbi trajtimin e çështjes së Detit të Kinës Jugore. Ai tha se palët e përfshira duhet t'i zgjidhin mosmarrëveshje në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet dialogut dypalësh.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, partia në pushtet, e Guinesë Ekuatoriale, Jeronimo Osa Osa Ecoro, tha se Filipinet paraqitën në mënyrë të njëanshme arbitrazhin ndërkombëtar. Kjo nuk është e drejtë dhe nuk është në të mirë të paqes dhe të stabilitetit në Detin e Kinës Jugore.

Kryetari i partisë në pushtet të Mauritanias,Sidi Mohamed Ould Maham tha se Ministria e Jashtme ka publikuar një deklaratë mbi Detin e Kinës Jugore, ku thekson mbështetjet për qeverinë kineze, duke i bërë thirrje Kinës dhe Filipineve të kërkojnë një zgjidhje paqësore nëpërmjet bisedimeve dypalëshe.

Krahas këtyre, edhe liderët e vendeve të tjera përfshi Çekinë, Senegalin, Pakistanin, Republikën e Kongos, Papua Nju Guinea dhe Taxhikistanit, kanë shprehur përkrahjet e tyre për Kinën mbi Detin e Kinës Jugore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore