Deklarata e qeverisë kineze për sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore

2016-07-12 17:56:16 CRI Komenti juaj Printoni

Në vijim është teksti i plotë i deklaratës së qeverisë kineze lidhur me sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore, e publikuar të martën.

Deklaratë e Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës mbi Sovranitetin Territorial dhe Të Drejtat e Interesat Detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore

Për të riafirmuar sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore, për të rritur bashkëpunimin me vendet e tjera në Detin e Kinës Jugore dhe për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore, Qeveria e  Republikës Popullore të Kinës deklaron si më poshtë:

I. Nanhai Zhudao të Kinës (ishujt e Detit të Kinës Jugore) përbëhen nga Dongsha Qundao (ishujt Dongsha), Xisha Qundao (ishujt Xisha), Zhongsha Qundao (ishujt Zhongsha) dhe Nansha Qundao (ishujt Nansha). Veprimtaritë e banorëve të Kinës në Detin e Kinës Jugore datojnë mbi 2000 vjet më parë. Kina është e para që ka zbuluar, ka emërtuar, ka eksploruar dhe ka shfrytëzuar Nanhai Zhudao dhe ujërat përkatëse, dhe është e para që ka ushtruar sovranitetin dhe juridiksionin mbi to në mënyrë të vazhdueshme, paqësore dhe efektive, duke vendosur kështu sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat përkatëse në Detin e Kinës Jugore.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Kina rimori dhe rinisi ushtrimin e sovranitetit mbi Nanhai Zhudao, që ishin pushtuar në mënyrë të paligjshme nga Japonia gjatë luftës së saj të agresionit kundër Kinës. Për forcimin e administrimit mbi Nanhai Zhudao, qeveria kineze në vitin 1947 rishikoi dhe përditësoi emrat gjeografikë të Nanhai Zhudao, hartoi "Nan Hai Zhu Dao Di Li Zhi Lue" ("Një paraqitje e shkurtër e gjeografisë së ishujve të Detit të Kinës Jugore) dhe hartoi "Nan Hai Zhu Dao Wei Zhi Tu" (Harta e ishujve të Detit të Kinës Jugore), ku është e shënuar vija e ndërprerë.

Kjo hartë u publikua zyrtarisht dhe iu bë e njohur botës nga qeveria kineze në shkurtin e vitit 1948.

II. Që prej themelimit të saj më 1 tetor 1949, Republika Popullore e Kinës ka qenë e vendosur në ruajtjen e sovranitetit territorial dhe të drejtave e interesave detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore. Një varg instrumentesh ligjore, si Deklarata e Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për Ujërat Territoriale e vitit 1958, Ligji i Republikës Popullore të Kinës mbi Ujërat Territoriale dhe Zonat Përreth i vitit 1992, Ligji për Zonën e Posaçme Ekonomike dhe Shelfin Kontinental i vitit 1998 dhe Vendimi i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës për Ratifikimin e Konventës së OKB-së mbi Ligjin Detar i vitit 1996, kanë rikonfirmuar më tej sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore.

III.Bazuar në praktikën e popullit dhe të qeverisë kineze përgjatë historisë, në qëndrimin e vendosur nga të gjitha qeveritë kineze, si edhe në përputhje me ligjin kombëtar dhe ligjin ndërkombëtar, përfshirë Konventën e OKB-së për Ligjin Detar, Kina ka sovranitetin territorial dhe të drejta e interesa detare në Detin e Kinës Jugore, duke përfshirë, ndër të tjera:

i. Kina ka sovranitet mbi Nanhai Zhudao, të cilat përbëhen nga Dongsha Qundao, Xisha Qundao, Zhongsha Qundao dhe Nansha Qundao.

ii. Kina ka ujërat e brendshme, ujërat territoriale dhe zonën përreth, të bazuar në Nanhai Zhudao.

iii. Kina ka zonë të posaçme ekonomike dhe shelf kontinental, të bazuar në Nanhai Zhudao.

iv. Kina gëzon të drejta historike në Detin e Kinës Jugore.

Qëndrimet e mësipërme janë në përputhje me praktikën dhe ligjet ndërkombëtare përkatëse.

IV. Kina ka qenë gjithmonë kundër pushtimit dhe zaptimit të paligjshëm nga shtete të caktuara të disa ishujve dhe shkëmbinjve të Nansha Qundao të Kinës, si dhe aktiviteteve që cenojnë të drejtat dhe interesat përkatëse të Kinës në zonat detare nën juridiksionin e Kinës. Kina është e gatshme të vazhdojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përkatëse në mënyrë paqësore nëpërmjet negociatave dhe konsultimeve me shtetet e interesuara drejtpërdrejt, mbi bazën e fakteve historike dhe ligjit ndërkombëtar. Në pritje të zgjidhjes përfundimtare, Kina është gjithashtu e gatshme të bëjë çdo përpjekje me shtetet e përfshira drejtpërdrejt për të hyrë në marrëveshje të përkohshme të natyrës praktike, duke përfshirë dhe zhvillimin e përbashkët në sipërfaqet përkatëse detare, me qëllim që të arrijë rezultate me përfitime të ndërsjella dhe të ruajë bashkërisht paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore.

V. Kina respekton dhe i përmbahet lirisë së lundrimit dhe të fluturimit që gëzojnë të gjitha shtetet sipas ligjit ndërkombëtar në Detin e Kinës Jugore, si dhe është e gatshme për të punuar me vendet e tjera bregdetare dhe bashkësinë ndërkombëtare për të garantuar sigurinë dhe qasjen e papenguar në linjat ndërkombëtare të lundrimit në Detin e Kinës Jugore.

Kjo hartë u publikua zyrtarisht dhe iu bë e njohur botës nga qeveria kineze në shkurtin e vitit 1948.

II. Që prej themelimit të saj më 1 tetor 1949, Republika Popullore e Kinës ka qenë e vendosur në ruajtjen e sovranitetit territorial dhe të të drejtave e interesave detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore. Një varg instrumentesh ligjore, si Deklarata e Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për Ujërat Territoriale e vitit 1958, Ligji i Republikës Popullore të Kinës mbi Ujërat Territoriale dhe Zonat Përreth i vitit 1992, Ligjin e vitit 1998 për Zonën e Posaçme Ekonomike dhe Continental Shelf dhe vendimin e vitit 1996 të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës për Ratifikimin e Konventës së Kiombeve të Bashkuara mbi Ligjin Detar, kanë rikonfirmuar më tej sovranitetin territorialë të Kinës dhe të drejtat e interesat detare në Detin e Kinës Jugore.

III.Bazuar në praktikën e popullit dhe të qeverisë kineze përgjatë historisë, në qëndrimin e pandërprerë të qeverive kineze, si dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar, përfshirë Konventën e OKB-së për Ligjin e Detit, Kina ka sovranitet territorial dhe te drejta e interesa detare në Detin e Kinës Jugore. Në këto të drejta përfshihet sovraniteti i Kinës në Ishujt e Detit të Kinës Jugore (Nanhai Zhudao), të cilat përbëhen nga Dongsha Qundao, Xisha Qundao, Zhongsha Qundao dhe Nansha Qundao.

Kina ka sovranitet në ujrat e brendëshme territoriale, në Nanhai Zhudao). Në Detin e Kinës Jugore Kina ka Zonën e Posaçme Ekonomike dhe shelfin kontinental. Kina gëzon të drejta historike në Detin e Kinës Jugore.

Qëndrimet e mësipërme janë në përputhje me praktikën dhe ligjet ndërkombëtare përkatëse.

IV. Kina ka qenë vazhdimisht kundër pushtimit dhe zaptimit të paligjshëm nga shtete të caktuar të disa ishujve dhe shkëmbinjve Nansha Qundao të Kinës, si dhe aktiviteteve ndërhyrëse në të drejtën dhe interesat përkatëse të sipërfaqeve detare nën juridiksionin e Kinës. Kina qëndron e gatshme për të vazhduar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përkatëse në mënyrë paqësore nëpërmjet negociatave dhe konsultimeve me shtetet e interesuar drejtpërdrejt mbi bazën e fakteve historike dhe ligjit ndërkombëtar. Në pritje të zgjidhjes përfundimtare, Kina është gjithashtu e gatshme të bëjë çdo përpjekje me shtetet e përfshira drejtpërdrejt për të hyrë në marrëveshje të përkohshme të natyrës praktike, duke përfshirë dhe zhvillimin e përbashkët të sipërfaqeve përkatëse detare, me qëllim që të arrijë rezultate me përfitime të ndërsjella dhe të ruajë bashkërisht paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore.

V. Kina respekton dhe i përmbahet lirisë së lundrimit dhe të fluturimit që gëzohet nga çdo shtet nën ligjin ndërkombëtar të Detit të Kinës Jugore, si dhe është e gatshme për të punuar me vendet e tjera bregdetare dhe komunitetin ndërkombëtar për të garantuar sigurinë dhe qasjen e papenguar të linjave ndërkombëtare të anijeve në Detin e Kinës Jugore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore