Dita Detare, Kina premton forcimin e sigurisë së lundrimit

2016-07-12 09:40:34 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze të transportit janë angazhuar për të përmirësuar më tej shërbimin e lundrimit detar.

Duke folur të hënën në Ditën Detare të Kinës, zëvendësministri i Transportit He Jianzhong u shpreh:

"Ne do të sigurojmë më tej objekte dhe informacione lundrimi për të garantuar sigurinë e lundrimit, sidomos në rrugët ndërkombëtare të transportit detar në Detin e Kinës Jugore. Ne gjithashtu do të rritim bashkëpunimin tonë në punët e shpëtimit detar në këtë rajon, për t'iu përgjigjur më mirë emergjencave dhe për të përmbushur përgjegjësitë tona për shpëtimin e anijeve në nevojë. "

Vitet e fundit, Kina ka punuar në mënyrë aktive me vendet fqinje për sigurinë e lundrimit.

Sipas të dhënave nga Administrata e Sigurisë Detare e Kinës, forcat detare kineze kanë shpëtuar më shumë se 3 300 shtetas kinezë dhe të huaj në Detin e Kinës Jugore që nga viti 2013.

Dita Detare e Kinës është 11 korriku. Sivjet tema e kësaj dite është: "Të ndërtojmë një rrugë të sigurt dhe efikase lundrimi për zhvillimin e Rrugës Detare të Mëndafshit."

Mrekulli
Lajmet Kryesore