Kryeministri kinez do të vizitojë Mongolinë

2016-07-11 20:09:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang do të vizitojë Mongolinë nga e mërkura deri të shtunën. Kong Xuanyou, nga Ministria e Jashtme e Kinës tha se kjo vizitë tregon rëndësinë, që pala kineze i kushton marrëdhënieve me Mongolinë.

"Kryeministri Li Keqiang do të jetë i pari lider që viziton Mongolinë, pas zgjedhjes së parlamentit dhe formimit të qeverisë së re në këtë vend. Qeveria e re mongolase dhe ato parardhëse i kanë kushtuar një rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën. Kina dëshiron të bashkëpunojë me qeverinë e re, duke shfrytëzuar mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe", tha Kong.

Gjatë qëndrimit të kryeministrit kinez Li në Mongoli pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, në fushën e energjetikës, infrastrukturës dhe në blegtori. Mësohet se kreu i qeverisë kineze do të jetë i pranishëm në Mbledhjen Vjetore Azi-Europë, që do të mbahet në kryeqytetin mongol Ulaanbaatar. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore