Shtohen vendet që përkrahin Kinën për çështjen e Detit të Kinës Jugore

2016-07-11 19:50:57 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang tha të hënën në një konferencë shtypi në Pekin, se kohët e fundit është shtuar numri i vendeve që përkrahin qëndrimin e Kinës për çështjen e Detit të Kinës Jugore. Këto vende, pa përfillur presionet deklaruan haptazi mendimet e veta, gjë që vërteton se drejtësia do të gjejë pa tjetër përkrahje të gjerë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kamboxhias me anë të një deklarate ditët e fundit ritheksoi përkrahjen ndaj qëndrimit të Kinës në çështjen e Detit të Kinës Jugore. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Lu Kang vuri në dukje se Kina vlerëson lart qëndrimin e qeverisë së Kamboxhias, që tre herë radhazi brenda një muaji përkrahu qëndrimin e saj objektiv në çështjen e Detit të Kinës Jugore.

"Gjithnjë e më shumë vende përkrahin qëndrimin e Kinës, që do të thotë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet bisedimeve të drejtpërdretja midis dy palëve përkatëse dhe zgjedhjen e pavarur nga vendet sovrane të mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Ndonjë vend i veçantë, që ende orvatet të errësojë pozitën e Kinës me çështjen e arbitrazhit, është e vështirë të përfaqësojë komunitetin ndërkombëtar dhe ligjin ndërkombëtar, si dhe nuk mund ta quajë Kinën si të vetëizoluar. Shumica e anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar ka shprehur qëndrimin ndaj atyre që respektojnë dhe mbrojnë ligjin ndërkombëtar, si dhe ndaj atyre që e keqinterpretojnë dhe e shkelin atë ," tha zëdhënësi i diplomacisë kineze.

Mësohet se krahas Kamboxhias, Angola, Liberia, Madagaskari, Papua Guinea e Re dhe Senegali përkrahën qëndrimin e Kinës në Detin e Kinës Jugore. (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore