Juristët theksojnë bisedimet si zgjidhje të mosmarrëveshjeve në Detin e Kinës Jugore

2016-06-27 14:20:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:协商---Xié Shāng---Bisedimi

Një seminar mbi çështjen e arbitrazhit të Detit të Kinës Jugore të filluar nga Filipinet në Gjykatën Ndërkombëtare, si dhe zbatimi i ligjit ndërkombëtar u zhvillua të dielën në Hagë të Holandës.

Ekspertët pjesëmarrës theksuan se mosmarrëveshjet mbi Detin e Kinës Jugore nuk duhet të zgjidhen nëpërmjet ligjit ndërkombëtar apo gjykatës, por nëpërmjet bisedimeve paqësore.

Ky seminar u organizua nga Qendra e të Drejtës Ndërkombëtare Grotius e Universitetit Leiden dhe Instituti i Studimeve të Kufirit dhe Oqeanit i Universitetit të Wuhan-it.

Juristi i njohur i të drejtës ndërkombëtare, Nico Schrijver, u shpreh se seminari synon të krijojë një mjedis të mirë për çdo palë, të forcojë bashkëpunimin dhe të nxitë zhvillimin e bisedimeve të thelluara mbi këtë problem.

Duke folur për gazetarët, ai tha se disa vende europiane kanë mosmarrëveshje mbi kufirin e administrativ të Detit Verior, por ata i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet dialogut duke arritur nënshkrimin e një serie marrëveshjesh.

"Deti është shumë i rëndësishëm për ne, si për transportin, tregtinë, turizmin dhe mjedisin. Duhet të bashkëpunojmë me të gjitha vendet fqinje. Kina ka histori të gjatë mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore, kështu që jemi të gatshëm të mësojmë prej saj, ndërkohë prezantojmë eksperiencën historike mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Detin Verior dhe Oqeanit Atlantik," theksoi Schrijver.

Doktori i shkencave i Akademisë Shoqërore të Kinës, Hua Wenbo, u tha mediave se sipas statistikave të juristëve të huaj, mosmarrëveshjet e tanishme detare janë mbi 400, mbi 100 prej tyre u zgjidhën, por ndër to, vetëm një pjesë e vogël u zgjidh nëpërmjet ligjit, prandaj mënyra ligjore ka kufizimin.

Për shkak se mosmarrëveshjet detare janë një problem i së drejtës ndërkombëtare, juristët e konsiderojnë ligjin ndërkombëtar si "të padukshëm", domethënë se nuk ka një ligj për një problem të caktuar. Hua theksoi se ligji detar është karakteristik, që shkon përtej praktikës së zakonshme ligjore.

Që nga 22 janari i vitit 2013, kur Filipinet e paraqitën në mënyrë të njëanshme çështjen pranë Gjykatës Ndërkombëtare, ajo ka qenë në fokus të medieve brenda dhe jashtë Kinës.

Një arsye është ndërhyrja e ShBA-ja, një vend jashtë rajonit, që e përdori mosmarrëveshjen një shkak për të ndaluar zhvillimit e Kinës.

Profesori i Universitetit të Utrecht-ut, Tom Zwart, thotë se përdorimi i ligjit ndërkombëtar për të arritur qëllime politike është shumë i rrezikshëm.

"Mund të shikojmë disa vende, veçanërisht vende europiane që mendojnë se Kina është një 'forcë e madhe' botërore e rajonale, prandaj, disa këto shtete e përdorin ligjin ndërkombëtar për të kontrolluar Kinën në anën e politikës dhe padyshim ShBA-ja është duke vepruar kështu. Mendoj se kjo gjendje nuk është e përshtatshme për ligjin ndërkombëtar ose marrëdhëniet midis vendeve." (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore