Kryeministri Li Keqiang e vë theksin tek reforma dhe inovacioni

2016-06-27 09:31:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang nënvizoi reformën dhe inovacionin për përmirësimin e rritjes ekonomike.

Ai i bërë komentet në takimin me kompanitë në Tianjin në kuadër të Forumit të Davosit Veror që mbahet në këtë qytet.

Gjatë vizitës në kompaninë e teknologjisë së lartë "Troila Techonology", kryeministri Li tha se duhet të krijohen më shumë platforma shërbimi për shfrytëzimin efikas të burimeve qeveritare, të koorporatave dhe ato shoqërore.

Ndërkohë, gjatë vizitës së tij në kompaninë "Flying Pigeon Cycle Development", kryeministri Li tha se duhet të prezantohen vazhdimisht produktet e personalizuara dhe konkurruese.

"Shpresoj se do të ndiqet rruga e zhvillimit të risive dhe prodhimit të mençur me sipërmarrje si dhe nocionit të "Internet Plus". Shpresoj gjithashtu se prodhimi tradicional do të transformohet në industri të reja përmes transformimit të mençur si dhe platformave të inovacionit dhe sipërmarrjes." (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore