Kryeministri kinez nxit bashkëpunimin global për përballimin e sfidave

2016-06-27 09:30:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang ka bërë thirrje të dielën për shtimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të përballuar sfidat dhe për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë.

Gjatë një takimi me themeluesin dhe kryetarin ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab në qytetin Tianjin, Li u shpreh se ekonomitë ndërkombëtare janë shumë të ndërvarura. Sipas kreut të qeverisë kineze, paqëndrueshmëria dhe pasiguria në një vend a rajon mund të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të botës dhe në qëndrueshmërinë e tregjeve financiare.

Klaus Schwab theksoi nga ana e tij se Forumi Ekonomik Botëror do ta mbështesë plotësisht Kinën në promovimin e reformës dhe të inovacionit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore