Ekspertët: Kina, Rusia të vendosur për të reformuar rendin e tanishëm global

2016-06-27 09:27:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Rusia deklaruan se kanë gjetur fusha të reja ku mund të forcojnë bashkëpunimin dypalësh.

Deklarata e të dy vendeve u nënshkrua gjatë fundjavës në Pekin, pas takimit midis presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Të dy palët u zotuan për të rritur më tej bashkëpunimin për ruajtjen dhe nxitjen e zbatimit të ligjit ndërkombëtar dhe krijimin e një rendi të drejtë dhe të barabartë global të bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Ruan Zongze nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare të Kinës, thotë se marrëveshja tregon vendosmërinë e të dy vendeve për të reformuar rendin e tanishëm ndërkombëtar.

"Disa vende perëndimore zakonisht e citojnë ligjin ndërkombëtar në mënyrë jo të plotë kur komentojnë mbi çështje të lidhura me Kinën dhe Rusinë. Por gjithashtu edhe ne duhet të japim mendimin tonë në lidhje me të drejtën ndërkombëtare. Deklarata e përbashkët e Kinës dhe e Rusisë do të nxitë më shumë vende për të vënë në dukje gënjeshtrat e zakonshme që thonë vendet perëndimore."

Në deklaratë, të dy palët po ashtu theksuan rolin e Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit për ruajtjen e sundimit të ligjit në lidhje me veprimtaritë në ujë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore