BE-ja publikon strategjitë për marrëdhëniet me Kinën në 5 vitet e ardhshme

2016-06-24 10:12:37 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian miratoi një komunikatë të përbashkët mbi marrëdhëniet me Kinën për 5 vitet e ardhshme.

Strategjia e re identifikon mundësitë kryesore në marrëdhëniet e BE-së me Kinën, në veçanti për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në Europë si dhe në nxitjen e zgjerimit të hapjes së tregut kinez për biznesin europian.

Strategjia e re vë në dukje gjithashtu mundësitë për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy palëve në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Ministria e Jashtme e Kinës tha përmes një deklarate se pala kineze është e gatshme të nxisë lidhjet dypalëshe në bazë të parimit të barazisë, respektit dhe përfitimit reciprok.

"Marrëdhëniet BE-Kinë kanë bërë përparime të rëndësishme, teksa është zgjeruar bashkëpunimi pragmatik ndërmjet Kinës e BE-së dhe është forcuar komunikimi dhe bashkërendimi mbi çështjet ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, partneriteti i gjithanshëm strategjik BE-Kinë ka hyrë në një periudhë më të qëndrueshme dhe zhvillimi më intensiv." (Raela)

Mrekulli
Lajmet Kryesore