Putini do të vizitojë Pekinin këtë javë

2016-06-21 09:43:51 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë këtë javë.

Pika kryesore në agjendën e tij do të jetë takimi me presidentin kinez Xi Jinping.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying tha se Xi e Putini do të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështje të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale me interes për të dy palët, si dhe do të planifikojnë zhvillimin e mëtejshëm e fushat kryesore të bashkëpunimit.

Palët pritet të nënshkruajnë një sërë dokumentesh politike dhe marrëveshjesh bashkëpunimi.

Vizita e Putinit në Kinë do të pasojë pjesëmarrjen e tij në samitin e sivjetshëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Uzbekistan, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti Xi Jinping .(Raela)

Mrekulli
Lajmet Kryesore