Zv.kryeministri rus: Rënia e tregtisë me Kinën, e përkohshme

2016-05-31 09:58:28 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryeministri rus Arkadi Dvorkoviç u shpreh të hënën se ulja vitin e kaluar e vëllimit tregtar midis Rusisë e Kinës është e përkohshme dhe se Rusia mirëpret investimet e kompanive kineze.

Duke folur në Forumin e 2-të të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme Rusi-Kinë të zhvilluar në Soçi, Dvorkoviçi tha se gjatë 15 vjetëve pas nënshkrimit të "Traktatit të bashkëpunimit miqësor e të fqinjësisë së mirë Rusi-Kinë", bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat është zhvilluar me qëndrueshmëri, vëllimi i tregtisë dypalëshe është dhjetëfishuar dhe Kina është bërë partnerja më e madhe tregtare e Rusisë. Nën ndikimin negativ të depresionit të ekonomisë globale, në vitin 2015 vëllimi i tregtisë midis Rusisë e Kinës u ul me një të tretën, por kjo sipas numrit dy të qeverisë ruse është e përkohshme. Ai shtoi se të dy vendet vijojnë të nxitin aktivisht bashkëpunimin në fushën energjetike, industriale, të investimeve etj. (Fani/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore