Samiti G7 nis mes divergjencave politike dhe protestave

2016-05-26 18:06:54 CRI Komenti juaj Printoni
Liderët e grupit G7 po takohen në Japoni mes divergjencave politike dhe pranisë së ShBA-së në vend.

Në agjendën e takimit dy ditor, përfshihen diskutimet rreth ekonomisë globale, luftës kundër terrorizmit, ndryshimet e klimës dhe energjisë.

Ndërsa qeveria japoneze ka bërë thirrje për politikë të bashkuar mes vendeve anëtare të G7-ës drejt ekonomisë globale, vëzhguesit sugjerojnë se ndarjet e politikave mes kombeve të G7-ës ka gjasa të pengojë çdo plan të përbashkët.

Rreth 4 mijë njerëz kanë dalë në demonstratë në bazën ajrore amerikane, në Okinawa për të protestuar praninë e vazhdueshme të ShBA-së në ishull, si dhe vrasjen e një gruaje vendase, që thuhet se është kryer nga një ish marinas amerikan.(Raela)

Mrekulli
Lajmet Kryesore