Kina, integrim të informatizimit me ekonominë reale

2016-05-26 09:55:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Li Keqiang vuri në dukje të mërkurën se Kina do të integrojë informatizimin me ekonominë reale, për të shfrytëzuar mundësinë historike të revolucionit tekniko-shkencor global.

Duke folur në ceremoninë e hapjes së Samitit të Industrisë së të Dhënave të Mëdha të Kinës, Li u shpreh se Kina po përpiqet të kalojë nga mbështetja e tepruar te burimet natyrore te shfrytëzimi më shumë i krijueshmërisë dhe i burimeve njerëzore, që sipas tij, janë të pafunda.

Samiti i Industrisë së të Dhënave të Mëdha po zhvillohet bashkërisht me Samitin për Inovacionin dhe Zhvillimin e Tregtisë Elektronike në Guiyang, kryeqendër e provincës Guizhou të Kinës Jugperëndimore.

Kreu i qeverisë kineze tha se Kina do të shtojë ndërtimin e infrastrukturës së informacionit, veçanërisht në zonat rurale dhe të largëta, për të ngushtuar hendekun "dixhital".

Kryeministri Li u kërkoi niveleve të ndryshme të pushtetit të ndajnë informacionin që kanë me publikun, për të përmirësuar shërbimet e qeverisë. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore