Kinë-Rusi, kryediplomatët theksojnë forcimin e lidhjeve dypalëshe

2016-05-25 10:01:30 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov theksuan të martën në Tashkent të Uzbekistanit nevojën për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe të qëndrimeve të përbashkëta për çështjet ndërkombëtare.

Wang dhe Lavrovi ndodheshin në Tashkent për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh).

Për sa i përket vizitës së ardhshme të presidentit rus Vladimir Putin në Kinë, Pekini është i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me Moskën për të forcuar më tej partneritetin e gjithanshëm strategjik kino-rus, u shpreh Wang.

Kreu i diplomacisë kineze theksoi se zhvillimi i OBSh-së rrit paqen dhe qëndrueshmërinë në botë, duke shtuar se Kina e Rusia do të ruajnë bashkërendimin e ngushtë dhe do të mbështetin Samitin e Tashkentit të OBSh-së, për të treguar vitalitetin dhe forcën tërheqëse të kësaj organizate.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se marrëdhëniet me Kinën janë me rëndësi parësore për vendin e tij, duke vënë në dukje kontaktet e shpeshta të nivelit të lartë dhe bashkëpunimin në shumë fusha midis dy vendeve. Ai u shpreh se Rusia mbështet zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për Detin e Kinës Jugore nëpërmjet bisedimeve në bazë të marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Mrekulli
Lajmet Kryesore