Kreu kinezi legjislativit vlerëson rolin e Hong Kongut në nismën "Një brez, një rrugë"

2016-05-19 09:23:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i legjislativit në Kinë Zhang Dejiang vlerësoi rolin e Hong Kongut në nismën "Një brez, një rrugë" gjatë Samitit të mbajtur të mërkurën në Hong Kong, për këtë nismë.

Zhang theksoi se Hong Kongu është i aftë të kontribuojë në nismë përmes pozicionit të tij të favorshëm dhe sektorit profesional të shërbimeve, rolit të tij si forcë hapëse dhe bashkëpunuese, si dhe përvojës së fituar nga shkëmbimet kulturore dhe njerëzore.

Ai premtoi se qeverisja qendrore do të vazhdojë mbështetjen në të ardhmen e zhvillimit të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut.

"Qeverisja qendrore i kushton një rëndësi të madhe begatisë dhe stabilitetit të Hong Kongut dhe rolit të tij në strategjinë kombëtare. Do të mbështesim këtë rajon në pikat e forta të tij dhe në krijimin e mundësive të reja, përmes shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me pjesën kontinentale të Kinës, si dhe do të mbështesim zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe marrëdhëniet e tij tregtare me botën."

Ai bëri thirrje që Hong Kongu të luajë një rol më aktiv në strategjinë kombëtare të zhvillimit, duke iu përgjigjur nismës "Një brez, një rrugë" dhe krijimit të një platforme gjithëpërfshirëse shërbimesh. Kjo tha ai do të arrihet përmes lehtësimit të fluksit të kapitalit dhe nxitjen e ndërkombëtarizimit të RMB-së , si dhe zhvillimin e investimeve të nismës dhe të platformave të financimit.

Më vonë në darkën e mirëseardhjes, Zhang Dejian theksoi se qeverisja qendrore është e palëkundur në parimin "një vend, dy sisteme", i cili i shërben mbarë kombit dhe është provuar që pas rikthimit të Hong Kongut në atdhe. Në fjalën e tij Zhang u ndal në çeshtje si "lokalizmi" dhe sundimi i ligjit, të cilat i quajti shqetësuese për shoqërinë hongkongase. Duke iu referuar "lokalizmit" zyrtari i lartë tha se ndjenja e dashurisë për vendlindjen duhet respektuar.(Eda Merepeza)

Mrekulli