Arbitrazhi për Detin e Kinës Jugore nuk ka efekt ligjor

2016-05-11 14:29:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:仲裁---Zhòng cái---Arbitrazh

Në janar të vitit 2013, Filipinet nisën procesin e arbitrazhit për Detin e Kinës Jugore, pas vendimit të arbitrazhit në tetor të vitit të kaluar. Mediat parashikojnë se para qeshorit të këtij viti do të dalë vendimi përfundimtar. Nga 7-8 maj, gjatë seminarit vjetor "Mbi Ligjin Ndërkombëtar-Arbitrazhi për Detin e Kinës Jugore", fjala e zëvendësdrejtorit të departamentit të Kufirit dhe Çeshtjeve Oqeanike, pranë Ministrisë së Jashtme të Kinës Xiao Jianguo u fokusua në çeshtjen e arbitrazhit, të cilin ai e cilësoi si një farsë politike me mbulesë ligjore, por pa asnjë efekt ligjor, pasi qeveria kineze nuk pranon të marrë pjesë dhe as ta njohë vendimin e arbitrazhit.

Për më shumë se 3 vjet, duke qenë e vendosur në vendimin e "mospjesmarrjes", qeveria kineze me këmbëngulje mbron sovranitetin dhe interesat e saj oqeanike. Lidhur me këtë Xiao Jianguo mendon se,

"qendimi i Kinës nuk do të ndryshojë, dhe është me bazë ligjore, në mbrojtje të sovranitetit territorial, në mbështetje të autoritetit të ligjit oqeanik."

Kohët e funidt, mediat kanë shprehur supozimin se vendimi final i arbitrazhit mund të mos jetë në favor të palës kineze dhe Kina mund të përballet me një presion të madh. Nëse Gjykata e Arbitrazhit merr vendim në dëm të palës kineze, ai mund të shërbejë si shembull edhe për Vietnamin, i cili ka konflikt me plaën kineze për sa i përket sovranitetit territorial në Detin e Kinës Jugore.

Për këtë, zv. drejtori Xiao shprehet se "pala kineze e ka kundërshtuar me forcë arbitrazhin e paraqitur nga Filipinet, si dhe do të kundërshtojë arbitrazhe të vendeve të tjera". Sipas zyrtarit të lartë të diplomacisë kineze, Kina dhe Vietnami kanë premtuar qartë në një serë dokumentesh dypalëshe se, të dyja palët do të zgjidhin konfliktet me bisedime paqësore dhe nëse pala vietnameze paraqit kërkesë për arbitrazh, ajo do ti kundërvihet marrëveshjes kino-vietnameze, duke shkelur angazhimin e saj dhe ligjin ndërkombëtar.

Aktualisht, qendrimi i Kinës "për të mos marrë pjesë dhe për të mos pranuar arbitrazhin" është mbështetur nga 20 vende. Fakti që vendimi i arbitrazhit mund të dalë para fundit të qershorit përkon me periudhën e zgjedhjeve në Filipine. A do të ndryshojë pala filipinase qëndrim ndaj çeshtjes së arbitrazhit me ndryshimin e qeverisjes ?

Xiao Jinguo thotë se "Kina dhe Filipinet kanë patur marrëdhënie miqësore përgjatë historisë, por politikat e presidentit Aquino ishin më afër ShBA-së se sa Kinës. Në vitin 2013 pala filipinase ngriti procesin e arbitrazhit për Detin e Kinës Jugore dhe kjo shënoi acarimin e marrëdhënieve dypalëshe. Parashikohet se në një periudhë afatshkurtër do të vazhdojë trashëgimia politike e Aquinos, sepse procesi i arbitrazhit është pjesë e politikës kombëtare të Filipineve. Por në një periudhë afatgjatë, Kina dhe Filipinet, si dy vende fqinje duhet të ruajnë miqësinë dhe bashkëpunimin", shprehet zv drejtori i Departamentit të Kufirit dhe çeshtjeve oqeanike pranë Ministrisë së jashtme të Kinës, Xiao.

Mrekulli
Lajmet Kryesore