Xi takohet me kreun e Dumës ruse, diskutojnë mbi bashkëpunimin dypalësh

2016-05-06 09:20:53 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se thelbi i marrëdhënieve Kinë-Rusi qëndron tek bashkëpunimi pragmatik dhe koordinimi në çështjet ndërkombëtare.

Ai i tha këto pas takimit me kreun e Dumës ruse Sergei Naryshkin, në Pekin.

Pasi përcolli urimet më të mira për homologun e tij rus Vladimir Putin, presidenti kinez tha se po pret vizitën e tij të ardhshme në Kinë, në muajin qershor, si dhe është i kënaqur që ata do të takohen në Samitin e këtij viti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Tashkent.

Presidenti Xi nënvizoi se ka besim se zhvillimi i Partneritetit Gjithëpërfshirës Strategjik Kinë-Rusi përputhet jo vetëm me nevojat e dy vendeve, por është në linjë edhe me prirjen botërore për paqe, zhvillim dhe bashkëpunimin me përfitim të ndërsjelltë.

Ai bëri thirrje për vendosjen e themeleve të forta për një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë në marrëdhëniet bilaterale.

Ndërsa, Naryshikin shprehu gatishmërinë e shtimit të bashkëpunimit me Asamblenë Kombëtare Popullore, për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

"Rusia e quan përparësi diplomatike marrëdhënien me Kinën. Aktualisht, marrëdhëniet dypalëshe janë më të mirat ndonjëherë. Ky është një shembulll i mirë zhvillimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit botëror."

Ai shtoi se marrëveshjet e arritura gjatë takimit duhet të zbatohen plotësisht për të ndihmuar në lidhjen e strategjive të të dy palëve.

Vizita e Naryshkin-it në Kinë përfundon të premten. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore