Shqipëri: Norma mesatare e interesit të depozitave arrin rekord të ulët në mars

2016-05-04 20:23:26 CRI Komenti juaj Printoni

Banka e Shqipërisë deklaroi të mërkurën se norma mesatare e interesit të depozitave arriti një rekord të ulët prej 0.94 për qind në muajin mars.

Ulja e normës mesatare të interesit, e cila ishte 1.17 për qind në muajin shkurt, ka çuar në një rënie të interesit të shqiptarëve për të depozituar para në bankë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shuma totale e llogarive individuale të kursimeve në mars ra me 10 për qind krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 1.7 miliardë lekë.

Në gjashtë vitet e fundit, banka qendrore ka ulur normën e saj bazë të interesit 14 herë deri në atë aktualen që është 1.5 për qind, bën të ditur Albanian Daily News.

Banka qendrore tha se vendimi do të krijojë kushte për nxitjen e kërkesës së brendshme dhe uljen e inflacionit në nivelin e përcaktuar si objektiv për një periudhë afatmesme.(Raela)

Mrekulli
Lajmet Kryesore