Studim: Të rinjtë kinezë ende vlerësojnë "Kursimin e parave"

2016-05-04 17:36:32 CRI Komenti juaj Printoni

Shumica e studentëve të universitetet kineze e shohin veten si të ndërgjegjshëm në rrethin social dhe të përgjegjshëm financiarisht, një studim i ri sugjeron se kanë sfiduar stereotipin e përbashkët të tyre të qenurit egoist dhe dorëlëshuar.

Në sondazhin e zhvilluar nga universiteti i Fudanit dhe universiteti i Shanghait, u anketuan më shumë se 6.300 studentë nga 39 universitete dhe kolegje në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj shoqërisë, parasë dhe punësimit.

Kur u pyetën se çfarë do të bënin me "paratë e mbledhura", 72.1 për qind e nxënësve të anketuar u shprehën se do t'i kursenin ato. Më pak se 10 për qind thanë se do t'i shpenzonin.

Sondazhi gjithashtu vuri re një preferencë për "punësim për të jetuar." Firmat e huaja, ku në të shumtën e rasteve janë me vetëpunësim ishin rrugët më të preferuara për karrierë, ndërsa vetëm 8.6 për qind e të anketuarve shprehën dëshirën për të qenë një nëpunës civil, një punë e njohur për stabilitet të lartë dhe status social.(Raela)

Mrekulli
Lajmet Kryesore