Komunikatë e përbashkët Kinë-Rusi-Indi për mbrojtjen detare

2016-04-20 20:52:52 CRI Komenti juaj Printoni

Komunikata e përbashkët e publikuar pas takimit të ministrave të jashtëm të Kinës, Rusisë dhe Indisë është shprehje e dëshirës së tyre për ruajtjen e paqes në dete dhe oqeane, deklaroi të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying.

Në komunikatën që pasoi takimin tripalësh të mbajtur më 18 prill në Moskë, Kina, Rusia dhe India angazhohen për ruajtjen e rendit për detet dhe oqeanet, bazuar në ligjin ndërkombëtar, përkatësisht në Konventën e OKB-së për të drejtën e detit (UNCLOS).

Zëdhënësja e diplomacisë kineze Hua tha se "përmbajtja e komunikatës përputhet me qëndrimin e Kinës për çeshtjet detare si dhe pasqyron dëshirën e të tre vendeve për mbrojtjen e hapësirës detare si dhe të paqes dhe stabilitetit rajonal".(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore