Kina kërkon forcimin e bashkëpunimit trepalësh me Rusinë e Indinë

2016-04-19 09:59:32 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi mori pjesë të hënën në takimin e 14-të të ministrave të jashtëm të Kinës, të Rusisë dhe të Indisë, të zhvilluar në Moskë.

Pas takimit, Wang Yi dha një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rus Sergei Lavrov dhe atë indian Sushma Swaraj. Kreu i diplomacisë kineze u shpreh se të tre vendet duhet të ruajnë prirjen e bashkëpunimit dhe të forcojnë bashkëpunimin në tre fusha të rëndësishme.

Së pari, nxitja e shumëpolarizimit global dhe e demokratizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kina, Rusia dhe India mendojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të këmbëngulë në parimet e Kartës së OKB-së dhe të përkrahë rolin thelbësor të OKB-së në çështjet ndërkombëtare.

Drejtimi i dytë është nxitja e përmirësimit të qeverisjes së ekonomisë globale dhe e bashkëpunimit mes vendeve në zhvillim. Të tre vendet propozojnë rritjen e së drejtës së fjalës dhe të përfaqësimit të vendeve në zhvillim në qeverisjen ekonomike dhe financiare globale.

Së fundmi, zgjerimi i bashkëpunimit praktik në fusha të ndryshme. Të tre vendet kanë arritur konsensus që të vazhdojnë nxitjen e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve në fushat politike, ekonomiko-tregtare, të sigurisë, humanitare etj. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore