Lam: Ligji i sigurisë kombëtare, "pikë kthese" për të përfunduar kaosin në Hong-Kong

2020-07-01 16:42:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeekzekutivja e Hong-Kongut Carrie Lam e ka quajtur legjislacionin e sigurisë kombëtare zhvillimin më të rëndësishëm që nga kthimi i Hong-Kongut në atdhe.

Në një pritje për 23-vjetorin e kthimit, Lam tha se ligji i sigurisë kombëtare është një pikë kthese për përfundimin e kaosit dhe rikthimin e rendit në Hong-Kong.

Ajo ritheksoi që legjislacioni është në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin Themelor të Hong-Kongut.

Ligji i ri hyri në fuqi të martën. Ai synon të frenojë aktivitetet subversive, ndarëse e terroriste, si edhe ndërhyrjen e huaj në punët e Hong-Kongut.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore