Rezultate të pasur nga bashkëpunimit Kinë - Europa Qendrore e Lindore

2016-11-09 14:29:49 CRI Komenti juaj Printoni

Këtë fundjavë u zhvillua në Rigë të Letonisë takimi i krerëve të qeverive të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, i njohur ndryshe si nisma e bashkëpunimit "16+1". Në mbyllje të takimit u publikua "Programi i Rigës".

Nga Suzhou deri në Riga, gjatë një viti, bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore shënoi përparime të mëdha. Vizitat reciproke të nivelit të lartë ishin të shpeshta, ndërsa janë nënshkruar shumë marrëveshje të dypalëshe, shumica e të cilave kanë hyrë në fazën e zhvillimit dhe disa projekte kanë dhënë rezultatet e parë.

Studiuesi i Institutit të Studimit për Rusinë, Europën Qendrore e Lindore dhe Azinë Qendrore pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës, Jiang Li, tha se forcimi i besimit politik reciprok krijoi kushtet të mirë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në ditën e dytë pas përfundimit të samitit 16+1 në Suzhou, presidenti Xi Jinping dhe liderët e Polonisë, Çekisë, Serbisë, Bullgarisë, Sllovakisë, Shqipërisë etj., nënshkruan Memorandum e Mirëkuptimit mbi nismën "Një brez, një rrugë," ndërsa më parë Xi vizitoi Hungarinë dhe nënshkroi aty disa marrëveshje.

Në mars dhe qershor të vitit 2016, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi vizita zyrtare në Çeki, Serbi dhe Poloni. Të gjitha këto tregojnë rëndësinë që Kina u kushton marrëdhënieve me Europën Qendrore e Lindore.

Sipas Jiang, bashkëpunimi midis Kinës dhe këtyre vendeve tani është i gjithanshëm:

"Këtë vit bashkëpunimi midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore paraqitet i plotë, në shumë fusha dhe në disa nivele. Në fushën ekonomike, vëllimi i tregtisë ka prirje rritjeje dhe përmasat e investimeve po zgjerohen. Në fushën e bashkëpunimit midis krahinave e njësive të qeverisjes vendore, në qershorin e këtij viti u organizua në Tangshan Konferenca e Liderëve të Krahinave Kinë Europës Qendrore e Lindore. Shumë qytete kineze janë binjakëzuar me qytete të vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Në fushën e bashkëpunimit partiak, këtë tetor u organizua në Budapest Dialogu i Partive. Palët kanë zhvilluar gjithashtu shkëmbime mbi nismën "Një brez, një rrugë" dhe atë 16+1. Në fushën kulturore, viti 2016 është viti i shkëmbimeve kulturore dhe u organizuan disa aktivitete duke nxitur zhvillimin e bashkëpunimit midis në fushën e kulturës, të arsimit, të sporteve, të turizmit, të botimeve, të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore etj. "

Në fundin e vitit 2015, Takimi i 4-t i krerëve të qeverive të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore u zhvillua në Suzhou.

Kryeministri i Kinës Li Keqiang u shpreh se bashkëpunimi midis Kinës e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore ka i ka hapur rrugë bashkëpunimit ekonomik tregtar, të investimeve, të infrastrukturës, financiare, turistike, arsimore, bujqësore, kulturore etj. Këto bashkëpunime kanë një interes të veçantë për popujt e të dy palëve.

Në fushën ekonomike tregtare, në vitin 2015, vëllimi i tregtisë së importit dhe të eksportit midis Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore arriti në 56.2 miliardë dollarë amerikanë duke zënë 9.1% e vëllimit tregtar midis Kinës dhe mbarë Europës.  

Banka Popullore e Kinës nënshkroi me Hungarinë, Shqipërinë marrëveshje të shkëmbimit të monedhave, konkretisht 10 miliardë juanë me Hungarinë dhe 2 milionë juanë me Shqipërinë. Gjithashtu filloi punë me sukses fondi i parë i bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Ai është propozuar nga Banka e Importit dhe e Eksportit e Kinës. Së shpejti pritet të lëvrohet dhe fondi i dytë. Ndërkohë Banka e Zhvillimit e Kinës i ofroi Hungarisë një krediti të posaçme me vlerë 1 milion euro.  

Në tetorin e këtij viti, Shqipëria dhe Kina nënshkruan një marrëveshje kuadër shumë të rëndësishme në fushën e administrimit të burimeve ujore. Sipas ministrit shqiptar të Bujqësisë, Edmond Panariti, ajo u hap rrugën investimeve në fushën e kullimit dhe të vaditjes. Ai mirëprit më shumë kompani kineze të zhvillojnë bashkëpunimin në këtë fushë.

Me një bashkëpunim në përbashkët, në Cërrik do të ndërtohet një stacion i madh i mekanikës bujqësore për t'i shërbyer të gjithë flotës së makinerive bujqësore, jo vetëm Shqipërisë, por të gjithë rajonit.

Rezultatet në fushën ekonomike tregtare dhe të bujqësisë kanë dhënë rezultate, ndërsa studiuesi Jiang Li mendon se të dy palët kanë perspektivë të ndritur bashkëpunimi në fushën financiare, të shëndetësisë etj.

"Bashkëpunimi është garancia e fortë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik tregtar midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Me rritjen e vëllimit të tregtisë dypalëshe dhe zhvillimin e nismës "Një brez, një rrugë", të dyja palët do të kërkojnë më shumë bashkëpunim në fushën financiare. Burimet pyjore në një pjesë të vendeve të EQL-së janë të pasura, ndaj Kina mund të zhvillojë projekte të mbrojtjes dhe të rezervimit. Bashkëpunimi dypalësh në fushën e infrastrukturës, të kulturës, të arsimit dhe turizmit ka shënuar rezultate dhe duket premtues për të ardhmen." (Çang Çuo)

Mrekulli