Shqiptaret me famë botërore

2016-04-28 15:29:02 CRI Komenti juaj Printoni

Bebe Rexha flet shqip

Shqiptarja me famë botërore Bebe Rexha, e njohur ndryshe Bibi Reksa në mbarë botën, për të gjithë ata që nuk e njohin mund t'ju përmend dy tituj këngësh që menjëherë do ju zgjojnë kujtesën, " Hey mama" e Nicky Minaj dhe "Me, myself and I" e G-Eazy dhe Bebe Rexha.

Ajo u intervistua në një radio shumë të famshme në New York mbi këngën e saj të fundit " No broken hearts", e cila këndohet sërish nga Nicky Minaj dhe vetë ajo. Gazetarja që i bën intervistën i flet në shqip "ku je, si je shqipe", ndërsa Bebe i përgjigjet e emocionuar duke e theksuar me shumë krenari faktin që është shqiptare.

Përveç hitit të saj të fundit, që është edhe kënga më e re e saj "No broken hearts" ajo përmend bashkëpunimin e saj të më parshëm me Nicky Minaj në këngën "Hey mama" dhe thekson se ishte një kënaqësi të punoje me të, dhe pikërisht nga ky bashkëpunim i lindi ideja të bashkëpunoj sërish në këngën "No broken hearts".

Ajo flet për marrëdhënien me Nicky, por thekson se kur është fjala për biznes, duhet kontaktuar nëpërmjet menaxherit të saj pasi këto janë "rregullat e lojës", shprehet Bebe. Ajo gjithshtu na tregon se mund t'i dërgosh sms direkt por përgjigjen e merr pas tre ditëve, dhe pastaj ironizon edhe veten e saj pasi ajo bën të njëjtën gjë. Nicky dhe Bebe janë nga New York-u dhe Nicky është treguar mjaft e afërt me të gjatë xhirimeve të klipit e sidomos për fjalët përkrahëse që i ka thënë, që duhet të jetë e fortë e të punoj shumë duke qënë se Bebe është në fillimet e karierës së saj. Ajo flet për Nicky se sa e vështirë është të jesh një repere femër pasi duhet të jesh gjithmon një "Boss" e quan ajo dhe jo të keq interpretohesh nga publiku. Për më gjatë le të dëgjojmë se si shprehet vetë Bebe.

Ajo ka xhiruar klipin e këngës "No broken hearts" ku thekson se dëshironte të xhirohej në New York por përfunduan t'a xhironin në Los Angeles. Ata kanë xhiruar një skenë nga një lartësi e madhe ku shfaqet "Union Square" dhe të jep ndjesinë se po fluturon mbi re në këtë qytet madhështor.

Bebe ka shprehur dëshirën se në këtë album do të dëshironte të kishte 100 këngë por në pamundësi ajo ka përzgjedhur 18 të cilat sërish do të rishikohen nga Bebe për të arritu në një numër 11 deri në 14 këngë. Ajo thotë se ëndërra e saj është të lançojë një album madhështor si ai i Michael Jackson "Bad" apo Beyonces apo albumi i parë i Christina Aguilera-s që kanë thyer rekord në shitje, në tregun muzikorë e pastaj mund të vdes e qetë i ka rrëfyer Bebe të jëmës.

Bebe flet për fillimet e karierës së saj, se sa e vështirë ishte të kishte një mundësi apo dikush t'i përgjigjej telefonatave së saj, pasi të hyje në tregun muzikorë amerikan ishte një luftë më vete.

Bebe ka qënë gjithmonë e tërhequr për shkak të mendimit të të tjerëve, madje ajo thotë se ka dashur gjithmonë të përdor ngjyra në flokë si rozë, lejla apo të verdha por i ka munguar gjithmonë guximi për të bërë një gjë të tillë dhe tani më në fund, ajo ka hyrë në një sallon bukurie brune dhe pas 13 orësh ka dalur bionde dhe ndjehet mjaft mirë me këtë ndryshim. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore